Xhesika: S’jam fëmijë të tregoj emrin e deputetit, mund t’i kthej edhe përgjigje pozitive

E publikuar: 08/02/2016 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhesika Ndoj vazhdon të flasë për ofertat për seks që ka marrë nga deputetë të ndryshëm.

Ajo thotë se nuk është fëmijë të tregojë emrat.

Ndërkohë, duke folur për Panorama, këngëtarja shprehet se nuk është çudi të pranojë propozimet e deputetëve.

Xhesika, mediat po vijojnë të flasin për ju, dhe tani thuhet se deputeti i PS ju ka dërguar një sms ku thotë të mos e nxirrni emrin e tij?

Po është e vërtetë, portalet i referohen një interviste që unë kam dhënë tek “Procesi Sportiv”, ku kam deklaruar se deputeti më ka dërguar një letër me 3 rreshta ku shkruante se kam lexuar të flitet në media për kërkesën që të kanë bërë nga kryeministria për të treguar emrin tim, në këmbim të një shume, nëse të kanë bërë këtë ofertë, ta jap unë shumën që të kanë ofruar, mos bëj asnjë lëvizje, asgjë.

Letrën ua ka dhënë nëpërmjet shoqes suaj apo personalisht?

Nëpërmjet shoqes time.

Po ju çfarë përgjigje i keni kthyer?

I kam thënë se asgjë s’do ndodhë, s’jam fëmijë të tregoj emrin, pasi kam qejf të mbyllet si muhabet, sepse po më mërzit shumë. Jam duke e menduar edhe këtë pjesë nëse do t’i jap një përgjigje pozitive deputetit, por që do mbetet anonim, nuk do e tregoj për mediat. Vetëm po na kapën paparacët (qesh).

Me deklaratat që ju thoni bëni që paparacët dhe gazetarët të mbeten pas jush duke u ndjekur.

Po, e kam kuptuar që ka njerëz që më ndjekin dhe po më bezdis kjo gjë.