Xheraldina, nëna e Rebekës së ndjerë, i quan të pakuptimta disa harxhime të komunës së Prishtinës

E publikuar: 25/07/2016 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rebeka Rexhepi, vajza nga Prishtina që ndërroi jetë para 5 muajsh nga sëmundja e kancerit, ende nuk mund të harrohet.

Lufta e saj me këtë sëmundje ka përfunduar në një spital të Austrisë, ku ajo kishte shkuar për tu shëruar.

Por vdekja e saj nuk preku vetëm zemrat e shumë qytetarëve që ndihmuan në mënyra të ndryshme. Ajo që vazhdon ta përjetojë këtë dhimbje është nëna e saj, Xheraldina.

Në llogarinë e saj Facebook, me tërë dhimbjen që ndan ende për vajzën e saj të ndjerë, ajo shprehu mllefin ndaj Komunës së Prishtinës të cilët asnjëherë nuk u deklaruan të gatshëm për ndihmë ndaj vajzës së saj.

“Asnjëherë nuk kam leju me u prekë që Komuna e Prishtinës nuk ka kontribuar me asnjë cent për shërimin e bebes teme, edhe pse ka qenë qytetare e Prishtinës”.

“Kanë kontribuar komuna e Ferizajt dhe e Podujevës në fondin prej 40 000+ Eurove që janë mbledhë për shërimin e Rebekës”, shkroi ajo.

Ndër të tjera ajo përmendi edhe një rast që Komuna e Prishtinës ka ndarë një fond për një koncert humanitar, ku shuma e parave  është e ngjashme me shpenzimet që janë bërë në Prishtinë, gjatë festës së fundvitit.

“Sot u preka shumë kur kuptova që Komuna e Prishtinës po jep 50. 000 Euro për një koncert humanitar, të një çike që e dua shumë…por me lëndoi edhe më shumë fakti se bash aq kanë investuar për zbukurimin e Prishtinës për Vit te Ri parvjet!”
“Matematika nuk po ma rrokë!!!”, ka shkruar Rexhepi.