Xhensila po martohet, por ja si e quan Eni (FOTO)

E publikuar: 18/08/2017 09:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një dasmë madhështore është paralajmëruar të mbahet me datë 1 shtator dhe ajo është dasma e Xhensila Myrtezaj me aktorin Bes Kallaku.

Tashmë përgatitjet rreth kësaj ceremonie janë drejt finalizimit dhe çifti kanë filluar t’i shpërndajnë edhe ftesat për dasmë.

Ftesë nga Xhensila pranoi edhe këngëtarja Eni Koçi, e cila e publikoi atë në rrjete sociale duke e pritur me padurim atë ditë.

“Nuk mund të pres, nusja më e bukur @xhensilamyrtezaj” ka shkruar Eni sipër fotos.