Xhemi Shehu si kurrë më parë, në plazh me bashkëshortin (Foto)

E publikuar: 11/09/2017 09:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prezantuesja simpatike, Xhemi Shehu, është fotografuar pak ditë më parë në plazhet e Jugut.

Nënë e dy fëmijëve, siç e shihni edhe nga fotot Xhemi ka një fizik për t’u pasur zili. Super në formë dhe në një relaks total, Xhemi duket se i ka shfrytëzuar mirë këto kohë pushimi, para se të nisë sezoni i ri televiziv.

Shohim nga fotot që ajo ka bërë një zgjedhje interesante, ndërkohë që ka ndarë kohën e saj me bashkëshortin, por edhe me mikeshat. Mesa duket, Xhemi nuk i ka rezistuar tundimit të shoqërisë së vajzave ku ajo duket që ia kalon shumë mirë mes lojërave me letra dhe bisedave, të cilat dihet që mes vajzash janë mjaft interesante.Për sa i përket këtij sezoni televiziv, nuk dimë të ketë ndonjë risi për Xhemin. Ajo tashmë është pozicionuar mirë si një nga moderatoret e “Portokallisë”, përkrah Salsano Rrapit. Edhe pse çdo sezon televiziv hapen audicione jo vetëm për aktorë të rinj, por edhe për moderatorë, duket se askush nuk e konkurron këtë dyshe simpatike prezantuesish.
Xhemi na ka habitur me dimensionin e saj si aktore humori, madje mjaft e zonja. Mikeshat gjithnjë ia kanë vënë në dukje këtë talent që ajo ka pasur, ku sensi i humorit ishte pjesa e saj e pandarë. Presim që ta rishohim në ekran moderatoren simpatike dhe mjaft të dashur për publikun./Panorama