Xhemati në rrezik prej aksidenteve

E publikuar: 13/03/2015 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Policia në komunën e Podujevës kërkon ndihmë nga imamët në parandalimin e aksidenteve fatale.

Ali Shkodra, nga njësia trafikut në stacionin policor në Prishtinë, ka paraqitur statistikat rreth aksidenteve që kanë ndodhur në rajonin e Podujevës dhe Prishtinës.

Sipas tij, ditën e premte (pas faljes së xhumasë), ndodhin më së shumti aksidente fatale në këtë rajon, nga ora 14:00 – 18:00.

Vetëm vitin e kaluar, nga aksidentet trafikut kanë humbur jetën 37 persona. Isak Ejupi, komandant i stacionit të policisë në Podujevë, tha se po bëjnë përpjekje që ta parandalojnë çdo aksident.

Kryetari i BIK-ut në Podujevë, Bekim Jashari, ka shprehur gatishmërinë që të kontribuojë në vetëdijesimin e xhematit të tyre, për rrezikun dhe pasojat në trafik.

Pikat ku në të kaluarën ka pasur viktima nga aksidentet e trafikut, janë fshatrat Kunushec, Batllavë, Dumnicë dhe Surkish.

Këto statistika janë bërë të ditura në tryezën me temën “Aksidentet në trafik, kontributi i institucioneve në parandalimin e tyre” të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në Podujevë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Shkollën e Mesme Teknike “Fan S.Noli”.