Xhemaili: Na duhet ndeshje e përkryer dhe të japim 150 për qind nga vetja

E publikuar: 22/06/2018 18:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i kombëtares së Zvicrës, Blerim Xhemaili, ka thënë se ndeshja ndaj Serbisë është ndeshja më e vështirë e fazës grupore.

Xhemaili i cili performoi ndaj Brazilit, por që nuk pati imapkt në sulm, ka përkufizuar Serbinë si një ekip të fortë fizik.

Ai madje cilëson serbët si ekipin më të rrezikshëm nga goditjet e dënimit në këtë Botëror.

“Është ndeshja më e vështirë e fazës grupore, jo vetëm pse është e dyta, por mund të jetë edhe vendimtare për kualifikim”.

Foto: Getty Images

“Serbët janë fizikisht shumë të fortë dhe kanë Maticin, Kolarovin e Milinkovic – Savicin, tri top lojtarë”.

“Nga gjuajtjet e lira Serbia është ekipi më i rrezikshëm në Botëror. Serbët janë të uritur dhe krenarë. Ne duhet të luajmë një ndeshje të përkryer dhe të japim 150 për qind”, u shpreh Xhemaili për Blick.

Zvicra përballet ndaj Serbisë nga ora 20:00 në Kaliningrad. /Telegrafi/