Xhelal Sveçla jep dorëheqje

E publikuar: 24/06/2016 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri tash drejtori i Inspektoriatit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla, në Interaktiv të KTV-së ka njoftuar se nuk është më pjesë e kabinetit të Shpend Ahmetit.

“Ia kam dorëzuar dorëheqjen kryetarit Ahmeti dhe ai e ka pranuar”, ka thënë Sveçla.

Ai ka thënë se jeta e tij më nuk është njësoj pas vdekjes së këtyre dy fëmijëve në tragjedinë në Kolovicë, transmeton Koha.net.

Ka thënë gjithashtu se ndjen përgjegjësi njerëzore dhe se ndjehet fajtor se nuk ia kanë dalë t’i përgjigjen me kohë të gjitha kërkesave të qytetarëve, në gjithë trashëgiminë e keqe, të cilën sipas tij, e kanë shkaktuar paraardhësit nga LDK-ja.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk ndjen përgjegjësi ligjore.