Xhekpoti në SHBA, një grua fiton 785.7 milion dollarë (Video)

E publikuar: 25/08/2017 01:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo është gruaja më me fat në SHBA. 53 vjeçarja Mavis Wanczyk është fituesja e xhekpotit më të madh të fituar nga një person i vetëm, në historinë e Amerikës së Veriut, plot 785.7 milion dollarë.

Biletën që do ta kthente në një milionere, e kishte blerë në një pikë karburanti, në Chicopee të Masacusets. Gruaja, e cila prej 32 vjetësh punonte në një qendër mjekësore, tha se me të mësuar lajmin, e kishte lënë punën.

“Ëndërrova me sy hapur dhe ëndrra mu bë realitet. Doja të dilja në pension pas 12 vjetësh, por kjo u realizua më herët. Telefonova qendrën mjekësore ku kam punuar për 32 vjet dhe u thashë se nuk do të shkoja më”, tha gruaja, fituese e xhekpotit.

Xhekpoti më i madh i llotarisë amerikane ‘Poëerball’, ka qenë 1.6 miliard dollarë, por ai u nda mes tre fituesve, në janar të 2016-ës.

Numrat fitues, 53 vjeçarja i kishte zgjedhur sipas ditëlindjeve të të afërmve të saj.
Gazetarët e pyetën nëse kishte në plan t’i dhuronte vetes diçka të bukur, si për shembull një makinë të re, por nëna e dy fëmijëve u përgjigj se e kishte bërë këtë më pak se një vit më parë dhe se tani do të shlyente kredinë.

Shanset për të fituar xhekpotin janë një në 292 milionë.