Xhavit Haliti: Koalicioni nuk i ka votat për ta ratifikuar demarkacionin

E publikuar: 27/07/2016 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti ka thënë se koalicioni qeveritar PDK dhe LDK nuk i ka votat e mjaftueshme për të votuar demarkacionin me Malin e Zi.

Në një intervistë për RTK-në, ai tha se mos votimi do të shkaktojë pasoja për Kosovën.

Sipas tij këtu duhet një ndërhyrje e bashkësisë ndërkombëtare pasi që siç ka thënë Haliti “Mali i Zi është në NATO dhe kushdo që e cenon është në problem me NATO-n”.