Xhavit Haliti e godet me bërryl në bark Arben Gashin e LDK’së (Video

E publikuar: 18/05/2018 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sharjet ndërmjet njëri-tjetrit sot i realizuan me rrahje. Xhavit Haliti dhe Arben Gashi dje janë sharë mes vetes edhe me fjalë banale, ndërsa sot janë përleshur edhe fizikisht

Ishte nënkryetari Xhavit Haliti ai i cili pasi që mbushi fletën e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e sulmoi fizikisht deputetin Gashi.

Veprimi i Halitit ishte i qëllimshëm, ndërsa ishin deputetët ata që nuk lejuan që situata të eskalojë edhe më tej.

Në konflikt është përfshirë edhe deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, por është ndaluar nga deputetët e tjerë.

Pas kësaj kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i ka lutur të gjithë deputetët që të përqendrohen te procesi i votimit.

“Iu respektoj shumë të gjithë por iu kisha lutur të gjithë për hir të familjeve dhe sakrificës që të ndalen sjelljet e pahijshme në Kuvend.”, ka thënë Veseli.
Gjithashtu, duhet kujtuar se përplasje verbale mes Halitit e Gashit kishte edhe në seancën e së enjtes.

Derisa Gashi kërkonte fjalën për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Milaim Zeka për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, kryesuesi Xhavit Haliti, nuk ia ka dhënë fjalën duke i thënë se askush nuk ia ka përmendur emirin.

Deputeti Gashi reagoi duke i thënë Halitit “Balosh ama fjalën”, ”mashtrues”, por dëgjohet edhe teksa i thotë “le të shkon në rrotë të samës”, transmeton KP.
Atij iu ka kundërpërgjigjur kryesuesi Haliti, duke i thënë “qen bir qeni” dhe fjalë të tjera.