Xhandarmëria serbe shkel 8 km brenda territorit të Kosovës

E publikuar: 06/06/2019 19:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhandarmëria serbe ka vazhduar provokimet ndaj shtetit të Kosovës.

Ditë më parë pikërisht me 31 maj te këtij vitit në fshatrat e thella të malësisë së Kamenicës një ekip prej katër pjesëtarë kufitarë nga xhandarmëria serbe janë futur në territorin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Siç bënë të ditur Televizioni Publik i Kosovës, ata kanë lëvizur rreth 8 kilometra nëpër territorin e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Svircë e Kamenicës.

”Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe janë futur në një rrugë malore afër pikës kufitare në ‘Kapi’ rrugë e cila të çon në fshatin Svircë dhe ka lidhje me fshatin Sjarinë në Serbi”.

”Xhandarët serbë kanë lëvizur nëpër territorin e Kosovës më shumë se tetë kilometra, derisa kjo rrugë gjendet rreth dy kilometra vijë ajrore brenda territorit të Kosovës”.

Gjatë lëvizjes së tyre nëpër territorin e Kosovës, nuk ka pasur ndonjë ekces ose ndonjë ndalesë të qytetarëve të cilët posedojnë ferma në atë rajon ose merren me prerje të pyjeve, por banorët janë shqetësuar nga veprimi i xhandarmërisë serbe.

Ky është një provokim i radhës i shtetit serb ndaj shtetit të Kosovës, pasi që kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.