Xhandarmëria serbe futet një kilometër brenda Kosovës në fshatin Karaçevë

E publikuar: 07/08/2020 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, xhandarmëria serbe është futur më shumë se një kilometër brenda territorit të Kosovës, në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Këtë e ka bërë të ditur, Adhurim Krasniqi banor i këtij fshati dhe pronar i një restoranti pranë të cilit edhe kanë kaluar 11 pjesëtarë të uniformuar e të armatosur të xhandarmërisë serbe, shkruan Infosot.com.

Krasniqi, i cili është pronar i restorantit thotë se kjo është hera e parë, ndërsa ai kërcënon se nëse shteti nuk merr masa, herën e dytë “do të jetë më ndryshe”.

Ky është postimi i tij dhe VIDEO e publikuar:

Sot rreth orës 17:00, datë 07.08.2020, xhandarmëria sërbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë Komuna e Kamenicës.
Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant Oxygen që është pronë familjare e jona.
Kërkojmë nga institucionet qendrore që të marrin masa dhe të shtojnë praninë e forcave të sigurise së Republikës së Kosovës në brezin kufitar, perndryshe ne jemi të detyruar që provokimeve të tilla t‘i përgjigjemi me mundësit tona.
Kufijtë janë në përgjegjësi të organeve të sigurisë së shtetit tonë, por pronën dhe tokën tonë nuk tolerojmë të na e shkelë ushtria çetnike sërbe.
Kjo është hera e parë! Për herën e dytë do të jetë ma ndryshe nese nuk merren masa nga shteti ynë.