Xhamin që iu ra nga makina, të moshuarit e mblodhën nga rruga nën shi të rrëmbyeshëm (Video)

E publikuar: 20/02/2019 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kalimtarët e rastit dhe shoferët që ndodheshin në një rrugë në Hunan të Kinës, mbetën të befasuar me veprimin e një çifti të moshuar.

Ata iu lanë përshtypje të gjithëve, pasi ndaluan makinën dhe mblodhën copëzat e xhamit që iu ra në rrugë edhe pse ishte shi u rrëmbyeshëm dhe u lagën në tërësi, transmeton Telegrafi.

“Me duar thatë dhe në shi, u përkujdesën që askush të mos e pësonte prej copave të shpërndara” ishte komenti lidhur me ngjarjen.

Derisa në video shihet vetëm një pjesë, mësohet se ata kaluan një kohë të konsiderueshme, ndërsa nuk u ndihmuan nga askush. /Telegrafi/