Xhaka me një supergol e kalon Arsenalin në epërsi (Video)

E publikuar: 16/03/2018 07:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali e ka përmbysur epërsinë e Milanit.

Skuadra angleze pasi kishte barazuar me anë të Dany Welbeck në pjesën e parë tani ka kaluar në epërsi.

Ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka që ka realizuar për epërsinë e Topçinjve në minutën e 72.

Xhaka goditi fuqishëm nga distanca për të shënuar pasi goditjen e tij nuk arriti ta ndal Donnarumma.

Rezultati momental pas dy ndeshjeve është 3-1 në të mirë të Arsenalit. /Telegrafi/