Xhaka i zhgënjyer i përgjigjet sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Zvicrës: Rrënjët e mia janë në Kosovë, por bëjë gjithçka për përfaqësuesen e Zvicrës

E publikuar: 08/07/2018 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse Përfaqësuesja e Zvicrës është eliminuar nga Kampionati Botëror ‘Rusia 2018’, në shtetin helvetik përfaqësuesja vazhdon të jetë temë diskutimi.

Kjo pasi sekretari i përgjithshëm i Federatës së Zvicrës, Alex Miescher, ka dal me një ide që ka ngjallur shumë debate: “A na duhen neve futbollistët me dy shtetësi në kombëtare?”.

Kjo pas gjobës së FIFA-s për festimin e lojtarëve shqiptarë me shqiponjë ndaj Serbisë. Por, ky propozim e ka nervozuar shumë Granit Xhakën, i cili nuk ka qëndruar duarkryq pa i komentuar.

“Intervista e Miescher shumë shpejtë u përhapë në skuadrën e Zvicrës. Pas festimit tim me shqiponjë, Alex erdhi tek ne dhe na siguroi se do të bëjë çdo gjë për të na mbrojtur dhe tre ditë më vonë erdhi kjo deklaratë e tij”.

“Nga komentet e tij dëgjova se ai nuk i beson atyre me dy shtetësi të prezantojnë Zvicrën. Kjo direkt ka ndikuar tek unë dhe disa tjerë me dy shtetësi. Mua dhe të tjerëve na tingëlloi se ne nuk shkojmë deri në fund për fanellën e Zvicrës”.

“Ne të gjithë jemi zviceranë dhe bëjmë gjithçka për përfaqësuesen e Zvicrës, secili prej nesh, sepse e dimë dhe jemi falënderues se çfarë ka bërë Zvicra për ne dhe familjet tona”.

Skuadra e Zvicrës ndaj Suedisë (Foto: Getty Images)

“Rrënjët e mia janë në Kosovë, ashtu siç janë për Breel Embolon në Kamerun, Manuel Akanji në Nigeri dhe Ricardo Rodriguezin në Kili dhe Spanjë”.

“Sot Kombëtarja e Zvicrës është me 50 apo 60 për qind lojtarë me dy shtetësi. Edhe trajneri (Vladimir Petkovic) ka dy shtetësi, ai jep gjakun dhe djersën për përfaqësuesen”.

“Me këto komente të panevojshme Alex Miescher ka shkaktuar shumë habi dhe zhgënjim. Mendoj se Alex ka opinione që vihen në dyshim, nga epoka e gurit, që i shënjestrojnë qytetarët zviceranë me dy shtetësi”, ka thënë Xhaka.

Në fund Granti ka siguruar se këto komente nuk do të ndikojnë në shpirtin e skuadrës dhe se që tani ata duhet të fillojnë përgatitjet për Kampionatin Evropian 2020. /Telegrafi/

Festa e Xherdan Shaqirit ndaj Serbisë (Foto: Getty Images)