Xhaka: I lumtur me tri pikët

E publikuar: 25/11/2018 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka është ndarë i lumtur me fitoren e Arsenalit ndaj Bournemouthit.

Arsenali ka fituar me rezultat 2-1 ndeshjen ndaj Bournemouthit e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery i është kthyer fitores pas tri barazimeve radhazi, teksa ia ka shkaktuar humbjen e tretë me radhë Bournemouthit.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati një paraqitje të mirë me shiritin e kapitenin në krah.

Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Facebook për të treguar ndjenjat e fitores ndaj Bournemouthit.

“Kështu më bën të ndihem kjo fitore”.

“Shumë i lumtur me këto tri pikë”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook.

Me këtë fitore, Arsenali i afrohet vetëm një pikë pozitës së katërt e cila mbahet nga Chelsea. /Telegrafi/