Xhaka gëzon tifozët e Arsenalit para derbit me Liverpoolin

E publikuar: 21/08/2019 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Granit Xhaka është rikthyer në ekipin e Arsenalit para derbit me Liverpoolin në Premierligë.

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka është rikthyer në ekip para derbit me Liverpoolin në Premierligë.

Ylli kosovar mungoi në ballafaqimin e xhiros së kaluar ndaj Burnleyt për shkak të një dëmtimi.

Ai sot ka stërvitur me “Gunners”, duke konfirmuar rikuperimin nga lëndimi.

“Jam rikthyer.. po ndihem mirë”, shkroi Xhaka në Facebook.

Arsenal takohet me Liverpoolin të shtunën në Anfield.