Xhabir Zharku pas një jave mund të kthehet i lirë në Kosovë

28.04.2018 09:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Xhabir Zharku pas një jave mund të kthehet i lirë në Kosovë

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, prej 8 majit të këtij viti, mund të kthehet i lirë në Kosovë dhe dënimi me burgim ndaj tij nuk do të mundë të ekzekutohet më, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë dhe ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, mund të vijë e të pijë kafe lirshëm në Kosovë pa frikën se mund të arrestohet nga autoritetet dhe të përfundojë në burg. Kjo për faktin se në fillim të muajit të ardhshëm bëhen 6 vjet nga koha e plotfuqishmërisë së dënimit të tij prej tre vjetësh heqje lirie nga Gjykata Supreme e Kosovës, me ç’rast ekzekutimi i dënimit kundër tij arrin parashkrimin absolut dhe organet e drejtësisë nuk kanë më asnjë të drejtë në ndjekjen e tij.

Më 21 prill 2011, Gjykata e Qarkut në Prishtinë e kishte shpallur Xhabir Zharkun fajtor për kryerjen e veprave penale “Të detyrimit” dhe “Të posedimit të paligjshëm të armës”. Ai ishte dënuar me tre vjet burgim dhe i ishte shqiptuar gjoba prej 1,500 eurosh. Çështja kishte të bënte me një rast të vitit 2006, kur ishte privatizuar nga ish-AKM-ja një fermë e deleve në fshatin Rakaj, të Ferizajt. Sipas Prokurorisë, të dëmtuarit në këtë rast, Xhelil dhe Emrush Suma, kishin qenë fitues të tenderit si ofertues të parë. Mirëpo pas kërcënimeve nga të akuzuarit në fjalë, fituesit ishin detyruar të tërhiqeshin për ta fituar atë tani i dënuari Arsim Kolshi, i cili kishte qenë ofertuesi i dytë.
Vendimi i shqiptuar ndaj Zharkut u vërtetua nga Gjykata Supreme e Kosovës më 8 maj 2012.

Gazeta “Zëri” për këtë çështje ka kontaktuar zyrtarë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndonëse këta nuk kanë pranuar të japin detaje rreth këtij rasti. “Ju njoftoj se kjo çështje penale është në procedurë të ekzekutimit në Zyrën e Sanksioneve Penale në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Dega në Kaçanik”, ka thënë për gazetën “Zëri” Albënora Bekteshi, zyrtare për informim në këtë Gjykatë.

Zharku ishte arratisur para pesë vjet e gjysmë nga Kosova dhe ka shkuar në Suedi, pasi kishte shtetësinë suedeze dhe thuhejse atje po merrej me biznes.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Lirohet pjesëtari i FSK-së, i arrestuar dje në Konçul

Lirohet pjesëtari i FSK-së, i arrestuar dje në Konçul

The Guardian: Vuçiqi jeton me intriga politike

The Guardian: Vuçiqi jeton me intriga politike

Pacolli zhvleftëson Platformat e liderëve, sheh zgjedhje vitin e ardhshëm

Pacolli zhvleftëson Platformat e liderëve, sheh zgjedhje vitin e ardhshëm

Haradinaj kundërshton arrestimin e ushtarit serb të FSK-së në Konçul

Haradinaj kundërshton arrestimin e ushtarit serb të FSK-së në Konçul

Ekipi menaxhues për formimin e asociacionit përbëhet vetëm nga Serbë

Ekipi menaxhues për formimin e asociacionit përbëhet vetëm nga Serbë

Zyrtare: Gjilani do të qeveriset nga LDK, AAK dhe AKR

Zyrtare: Gjilani do të qeveriset nga LDK, AAK dhe AKR

Gjykata vendos rreth të akuzuarit për djegien e kufomave në Krushë të Vogël

Gjykata vendos rreth të akuzuarit për djegien e kufomave në Krushë të Vogël

Haradinaj nuk merr pjesë në manifestimin ‘Takimet e Vendlindjes 2018’ në Medvegjë

Haradinaj nuk merr pjesë në manifestimin ‘Takimet e Vendlindjes 2018’ në Medvegjë

Vazhdon largimi i të rinjve nga Maqedonia

Vazhdon largimi i të rinjve nga Maqedonia

Rusal "reformohet" në këmbim të largimit të sanksioneve të SHBA-së

Rusal "reformohet" në këmbim të largimit të sanksioneve të SHBA-së

Opozita: Zëvendësministrat më shumë e pengojnë njëri-tjetrin sesa punojnë

Opozita: Zëvendësministrat më shumë e pengojnë njëri-tjetrin sesa punojnë

Shuma marramendëse që Serbia ka shpenzuar për lobim kundër Kosovës

Shuma marramendëse që Serbia ka shpenzuar për lobim kundër Kosovës

Prokuroria hesht, IPK-ja trajton rastin e deportimit gabimisht

Prokuroria hesht, IPK-ja trajton rastin e deportimit gabimisht

Përleshje masive mes punëtorëve të Bechtel-Enkas, një dërgohet në spital- gjashtë të tjerë arrestohen

Përleshje masive mes punëtorëve të Bechtel-Enkas, një dërgohet në spital- gjashtë të tjerë arrestohen

Rreth 70.35% e banesave përdorin drurin për ngrohjeje

Rreth 70.35% e banesave përdorin drurin për ngrohjeje

Borxhi i qeverisë Haradinaj pritet të arrijë 2 miliardë euro

Borxhi i qeverisë Haradinaj pritet të arrijë 2 miliardë euro