Xavi: Guardiola mund të përsërisë suksesin e Barcelonës te Man City

E publikuar: 22/11/2018 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pep Guardiola do të ketë sukses dhe do të lërë trashëgimi të qëndrueshme te Manchester City duke përsëritur sukseset që kishte te Barcelona, ka thënë Xavi.

Gjatë katër vjetëve në Camp Nou, Guardiola fitoi 11 trofe, duke përfshirë tre tituj në La Liga dhe dy në Ligën e Kampionëve.

Xavi ka folur për Guardiolan duke besuar që e fiton titullin edhe këtë edicion.

“Pep vetëm do ta përmirësojë Manchester Cityn”.

“Njerëzit u mahnitën se si fituan titullin sezonin e kaluar, por do të ketë më shumë tituj”.

“Ai gjithmonë kërkon të përmirësojë, gjithmonë duke kërkuar për më mirën nga ekipi. Objektivi tjetër do të jetë Liga e Kampionëve dhe me atë unë mendoj se ata do ta bëjnë këtë”.

“Ai ndërtoi diçka në Barcelonë që do të mbahet mend gjithmonë në historinë e futbollit. Ai mund të bëjë të njëjtën gjë edhe në Manchester”.

“Manchester City po luan futboll të mrekullueshëm”, ka thënë Xavi. /Telegrafi/