Xavi ende është i magjishëm, shënon nga gjuajta e lirë (Video)

E publikuar: 20/11/2017 00:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xavi ka treguar se përkundër moshës ka ende kualitet në këmbët e tij.

37-vjeçari shënoi nga gjuajta e lirë në minutën e 39-të, kjo në fitoren Al-Sadd me rezultat 4-1 Umm-Salal.

Spanjolli mashtroi portierin kundërshtar paraprakisht dhe pastaj me një gjuajte mjeshtërore shënoi në këndin ku ishte vendosur portieri.

Sa ishte pjesë e Barcelonës, Xavi kishte shënuar shpesh herë gola të tillë.

Për klubin katalunas mesfushori ishte paraqitur në 505 ndeshje, ku kishte shënuar 58 gola. /Telegrafi/