WSJ: SHBA planifikon tërheqjen e trupave nga Siria deri në fund të prillit

08.02.2019 08:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
WSJ: SHBA planifikon tërheqjen e trupave nga Siria deri në fund të prillit

Pentagoni planifikon të realizojë tërheqje të plotë të trupave amerikane nga Siria deri në fund të muajit prill, ka raportuar The Wall Street Journal.

Në raportin e publikuar më 7 shkurt, është thënë se tërheqja do të ndodhë ndonëse administrata amerikane duhet ende të krijojë plane për mbrojtje të luftëtarëve kurdë, të cilët mund të sulmohen pas largimit të prezencës amerikane.

Raporti është bazuar në disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të paidentifikuar të Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, si përgjigjje ndaj raportit, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë afat të caktuar për tërheqje të forcave” nga Siria.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka refuzuar të komentojë për këtë çështje.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka befasuar ligjvënësit amerikanë dhe aleatët ndërkombëtarë në muajin dhjetor, duke njoftuar se planifikon të tërheqë 2,000 trupa amerikane nga Siria, vend në të cilin ata përmes ndihmës së kurdëve, kanë luftuar militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Kritikët kanë thënë se hapësira që mund të shkaktojë tërheqja e trupave amerikane në Siri, mund të rezultojë me kryengritje të militantëve të IS-it apo Al-Kaidës, në këtë shtet apo në Irakun fqinj.

Zyrtarët amerikanë kanë arritur pak përparim sa i përket arritjes së ndonjë marrëveshjeje me forcat turke për të parandaluar ndonjë sulm kundër kurdëve në Siri.

Ankaraja i konsideron këta kurdë të lidhur me kryengritësit po kurdë në Turqi.


Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


WSJ: SHBA planifikon tërheqjen e trupave nga Siria deri në fund të prillit

WSJ: SHBA planifikon tërheqjen e trupave nga Siria deri në fund të prillit

Daçiq sjell lajme të mira për Serbinë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Daçiq sjell lajme të mira për Serbinë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Taksa nuk dëmton raportet Kosovë-ShBA

Taksa nuk dëmton raportet Kosovë-ShBA

Abuzimi seksual ndaj 16 vjeçares, sot protestohet në Drenas

Abuzimi seksual ndaj 16 vjeçares, sot protestohet në Drenas

Kryesia e Kuvendit vendos sot për seancën e jashtëzakonshme

Kryesia e Kuvendit vendos sot për seancën e jashtëzakonshme

Mungesa e produkteve medicinale lë pacientët pa shërbime

Mungesa e produkteve medicinale lë pacientët pa shërbime

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Rritet presioni mbi Qeverinë për heqjen e taksës, Haradinaj nuk zmbrapset

Rritet presioni mbi Qeverinë për heqjen e taksës, Haradinaj nuk zmbrapset

BE-ja nuk thotë as se duhet e as se nuk duhet përfshirë “Trepçën” në dialog

BE-ja nuk thotë as se duhet e as se nuk duhet përfshirë “Trepçën” në dialog

SHBA-ja dhe BE-ja përsëri kërkojnë pezullimin e taksës

SHBA-ja dhe BE-ja përsëri kërkojnë pezullimin e taksës

Përfaqësuesi i SHBA’së tregon datën kur mund të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i SHBA’së tregon datën kur mund të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Ambasadori gjerman në OKB: Daçiq po e godet veten duke provuar t’ia heq njohjet Kosovës

Ambasadori gjerman në OKB: Daçiq po e godet veten duke provuar t’ia heq njohjet Kosovës

Irinej: Serbia pa Kosovën është si njeriu pa zemër

Irinej: Serbia pa Kosovën është si njeriu pa zemër

Çitaku në OKB: Kosova kurrë nuk do të negociojë për shtetësinë e saj

Çitaku në OKB: Kosova kurrë nuk do të negociojë për shtetësinë e saj

Taksa mbizotëron në diskutimet e KS të OKB-së për Kosovën

Taksa mbizotëron në diskutimet e KS të OKB-së për Kosovën

Daçiq thotë se s’ka dialog pa heqjen e taksës

Daçiq thotë se s’ka dialog pa heqjen e taksës