Wolves – Liverpool, formacionet zyrtare – Shaqiri nga minuta e parë

E publikuar: 07/01/2019 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli do t’i fillojë garat në FA Kupë ku ka një përballje shumë të vështirë me Wolvesin si mysafir.

Për këtë ndeshje Jurgen Klopp ka vendosur që t’i pushojë disa nga lojtarët kryesorë.

Në portë do të jetë Mignolet.

Ndërsa luajnë edhe Moreno, Jones e Origi që kanë pasur pak minuta këtë edicion. Nga minuta e parë do të luajë edhe Xherdan Shaqiri.

Nën anën tjetër trajneri Nuno Espirito Santo ka vendosur që të luajë me përbërjen pothuajse më të mirë.

Në fushë nga minuta e parë do të jenë Neves e Moutinhio, ndërsa e ka pushuar sulmuesin Costa.

Ndeshja fillon në 20:45 dhe është e vlefshme për 1/32 e finales. /Telegrafi/