Wolverhampton pas Divock Origit

E publikuar: 18/12/2020 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Wolverhampton Wanderers është skuadra e fundit që ka shprehur interesim në sulmuesin e Liverpoolit, Divock Origi, raporton “The Athletic”.

Belgu nuk është duke e gjetur formën më të mirë të tij në këtë edicion, kështu edhe e ka humbur besimin tek Jurgen Klopp, duke qëndruar shumicën e ndeshjeve vetëm në bankën rezervë, përcjell KosovaPress.

Trajneri i Wolverhampton Nuno Sanchez, spekulohet se është i interesuar në Origin, si zëvendësues me përvojë të madhe për sulmuesin e lënduar, Raul Jimenez.