Wisner: Marrëveshja Kosovë-Serbi hap perspektivë për të dy vendet

30.03.2019 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Wisner: Marrëveshja Kosovë-Serbi hap perspektivë për të dy vendet

Emisari special i SHBA-së në Grupin e Kontaktit për Kosovën, Frank Wisner, siç raportojnë medie serbe, mendon se edhe pas më shumë se dhjetë vjetësh qëkur Grupi i Kontaktit u përpoq ta zgjidhë çështjen e Kosovës, situata nuk u ndryshua edhe pse në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë e vet.

Wisner, megjithatë mendon se nuk duhet vënë afate për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Serbisë e Kosovës, por marrëveshja e qëndrueshme afatgjate e me kompromis duhet arritur me dialog.

“Po i vutë vetes afat, sigurisht se ato nuk do t’i përmbushni. Para se t’i vini vetes afat, më mirë është ta keni një ujdi strategjike se ç’qëllime dëshironi të arrini”, citon tanjug të ketë thënë Wisner.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve, diplomati amerikan ka thënë se në vitin 2007, me gjermanin Wolfgan Ischinger dhe me rusin Aleksandar Botzan-Harchenko u përpoqën të arrinin te formula që do të kënaqte të dy palët, por kjo ishte pamundur, prandaj, siç citohet Wisner, “situata është ashtu siç e kanë lënë”, transmeton Koha.net.

“Marrëdhëniet e pazgjidhura ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe situata e pazgjidhur pengon ambiciet e dy kombeve. Pengon zhvillimin e plotë të Kosovës dhe pengon vizonin serb të së ardhmes dhe mundësinë që me masë të plotë ta vazhdojë rrugën drejt BE-së”, ka thënë Wisner i cili gjatë kësaj jave ka qëndruar në Beograd dhe ka marrë pjesë në tubimin “Dialogët e Ballkanit”, kushtuar bisedimeve për problemet në rajon dhe për Kosovën.

Ai beson se mënyra e vetme që të shkohet përpara është marrëveshja e përbashkët e cila duhet të ketë përkrahje të fuqishme të BE-së por edhe të SHBA-së, ndërsa, sipas tij, për formën dhe përmbajtjen e marrëveshjes përgjegjës janë Beogradi e Prishtina.

“Kam shpresuar se Kosova e Serbia në një moment do të mundë të silleshin si të barabartë me të tjerët e me njëri-tjetrin, duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin, se do të mundë të arrinin marrëveshje e të bashkëpunojnë për një Ballkan më të mirë dhe për këtë pjesë të Evropës. Nuk doli kështu dhe ne ende duhet të punojmë për këtë”, ka thënë ai.

Në këtë takim kanë marrë pjesë 45 veta e në të ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vuçiqi ka paraqitur pozicionin e vet dhe pikëpamjet për situatën lidhur me Kosovën. Patëm mundësinë të shtrojmë pyetje. Ky s’ishte takim në të cilin do të arrinim ndonjë përfundim e as vend për negociata, porse ai na e bëri me dije se personalisht është fokusuar në problemin e Serbisë e të Kosovës”, ka treguar pak për takimin Wisner i cili ka qenë i mbyllur për medie.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ministri Vitia thërret konferencë për media09

Ministri Vitia thërret konferencë për media09

Opinioni i Venecias mund t’i ofrojë parimet udhëheqëse rreth kontestit për mandatarin

Opinioni i Venecias mund t’i ofrojë parimet udhëheqëse rreth kontestit për mandatarin

LAJMI I FUNDIT: Gjendet një trup i pajetë në lumin Llapushnica të Gjilanit

LAJMI I FUNDIT: Gjendet një trup i pajetë në lumin Llapushnica të Gjilanit

Bajrami: VV-ja ka të drejtë, Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për zgjedhje

Bajrami: VV-ja ka të drejtë, Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për zgjedhje

Haradinaj bën thirrje për zbardhjen e rrethanave rreth vdekjes së të riut nga Gjilani në Qendrën Studentore

Haradinaj bën thirrje për zbardhjen e rrethanave rreth vdekjes së të riut nga Gjilani në Qendrën Studentore

Dita e 14-të e të riut në karantinë: Jemi si n’burg, distanca hiç ma shumë se 50 cm!

Dita e 14-të e të riut në karantinë: Jemi si n’burg, distanca hiç ma shumë se 50 cm!

Presidenti reagon për vdekjen e qytetarit në konvikt – bën përgjegjëse institucionet

Presidenti reagon për vdekjen e qytetarit në konvikt – bën përgjegjëse institucionet

18 të shëruar e 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

18 të shëruar e 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Haziri i tronditur me vdekjen e 26 vjeçarit: Agon Musliu ishte student i masterit në Gjermani

Haziri i tronditur me vdekjen e 26 vjeçarit: Agon Musliu ishte student i masterit në Gjermani

​Mali i Zi hap nesër portet për transport

​Mali i Zi hap nesër portet për transport

Policët hiqen nga hyrje-daljet, shtohen kontrollet brenda qyteteve

Policët hiqen nga hyrje-daljet, shtohen kontrollet brenda qyteteve

Zyberaj: Pse po heshtë Vjosa Osmani për kërcënimet ndaj Pacollit?

Zyberaj: Pse po heshtë Vjosa Osmani për kërcënimet ndaj Pacollit?

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të qytetarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të qytetarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve

165 persona në karantinë, dje u liruan 70

165 persona në karantinë, dje u liruan 70

​Thaçi: Mediat e pavarura janë shtylla të demokracisë

​Thaçi: Mediat e pavarura janë shtylla të demokracisë

26-vjeçari që vdiq pasi kërceu nga konvikti është nga Gjilani

26-vjeçari që vdiq pasi kërceu nga konvikti është nga Gjilani