Windows 10 vjen me një temë të bardhë

E publikuar: 16/11/2018 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft sapo rinisi përditësimin problematik të Windows 10-ës, megjithatë nuk e ka penguar të shikojë nga a ardhmja.


Kompania lançoi një version të ri eksperimental të Windows 10-ës për përdoruesit në “Fast Ring” me disa përditësime madhore.

Konkretisht ky version i Windows 10-ës sjell një temë të bardhë e cila ndryshon plotësisht ndërfaqen përfshirë taskbarin, Menunë Start dhe tastierën.


Nëse jo rrallë herë jeni detyruar të instaloni përditësime në orare të papërshtatshme, atëherë Microsoft ka një zgjidhje të re me këtë version.

Përdoruesit mund të përzgjedhin oraret e instalimit dhe rindezjes së Windows 10-ës. E nëse dëshironi që manualisht të ndaloni përditësimin, do të kenë një buton “Pause Updates.”

Sigurisht mos harroni se këto versione janë thjeshtë eksperimental dhe janë për qëllime testimi.

Asnjëherë nuk duhet të instaloni një version të tillë për përdorim ditor. /PCWorld Albanian