Windows 10 S do të bëhet “S Mode” konfirmoi Microsoft

E publikuar: 09/03/2018 00:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Windows 10S, thënë thjeshtë është një konkurrent i Chrome OS. Një pasues shpirtëror i Windows RT, sistemi operativ është një version i “shkurtuar” i Windows 10 i cili ka kërkesa më të pakta për resurse harduerike sesa versioni i plotë.

Ai është dizajnuar për të funksionuar me pajisjet kompjuterike nën 300 dollarë dhe mund të blihet nga institucionet arsimore.

Por e ardhmja e sistemit operativ më të ri të Microsoft duket se ka ndryshuar me 360 gradë brenda natës.

Joe Belfioe konfirmoi në rrjetin social Twitter se kompania ka planifikuar të zëvendësojë Windows 10S me “S Mode” brenda sistemit operativ Windows 10.

Ky konfirmim erdhi në përgjigje të një pyetje lidhur me konfuzionin e markës. Edhe pse Belfiore nuk e specifikoi mënyrën e funksionimit të “S Mode,” ajo që dimë është se do të ofrohet si një funksion i Windows 10-ës. /PCWorld Albanian