Windows 10 do të heqë automatikisht përditësimet problematike

E publikuar: 13/03/2019 01:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse përditësimi i fundit ju ka dëmtuar kompjuterin tuaj, Windows 10 do çaktivizojë automatikisht bëri të ditur Microsoft.

Kompania tha se disa përditësime madhore mund të kenë probleme të mëdha. Nëse Windows nuk e riparon dot problemin në mënyra të tjera, do të detyrohet të ç’instaloje përditësimet.

Konkretisht përdoruesit do të shohin një mesazh kur kompjuteri të ndizet: “Kemi hequr disa përditësime të instaluar së fundi për të rikuperuar pajisjen nga një dështim i mundur në ndezje.”

Për të shmangur përsëritjen e një skenari të ngjashëm pas çinstalimit, Windows do të ndalojë instalimin automatik të “përditësimeve problematike” për 30 ditë.

Megjithatë ju mund të instaloni përditësimet manualisht nëse mendoni se Windows 10 nuk duhet të kishte hequr. Megjithatë sistemi do ti heqë nëse beson se kompjuteri nuk ka për tu ndezur siç duhet.

Ky është një funksion i mirëpritur sidomos kohët e fundit kur përditësimet e sigurisë por edhe ato madhore kanë shkaktuar probleme të shumta për përdoruesve.

Kështu përdoruesit do të shmangin edhe ato masat drastike siç është formatimi i hardisqeve dhe instalimi nga e para duke humbur kështu edhe të dhëna të çmuara. /PCWorld Albanian