Wilshere largohet nga Arsenali, afër transferimit në West Ham

E publikuar: 15/12/2017 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori anglez Jack Wilshere ka vendosur përfundimisht të largohet nga Arsenali.

Hapësirat e pakta nën urdhrat e Arsene Wenger kanë bërë që Wilshere të largohet nga klubi i fëmijërisë.

Megjithatë anglezi nuk do të ndërroj kampionat pasi do të mbetet në Ligën Premier.

Mediat angleze kanë raportuar se Wilshere do t’i bashkohet West Ham Unitedit.

Kontrata aktuale e Wilshere me ‘Topçinjtë’, skadon në qershor kësisoj West Ham nuk pritet të paguajë shumë për të.

Gjithnjë sipas mediave angleze skuadra londineze do të paguajë rreth pesë milionë euro për transferimin e Wilshere.

24-vjeçari këtë edicion zakonisht është paraqitur në Ligën e Evropës ndërsa në kampionat nuk ka pasur hapësira. /Telegrafi/