Willian përfundon në listën e blerjeve të Barçës

E publikuar: 30/11/2017 20:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjiganti katalunas, Barcelona ka shtuar mesfushorin-sulmues të Chelseat, Willian në listën e blerjeve për afatin kalimtar të janarit.

Barcelona është në kërkim të përforcimeve të vazhdueshme pasi duan të jenë edhe më konkurrues në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Kështu, Barça ka etiketuar yllin brazilian të Liverpoolit, Philippe Coutihon dhe atë të Arsenalit, Mesut Ozil, si synimet kryesore të janarit.

Por, ata janë gati të ndryshojë vëmendjen e tyre ndaj Willianit të Bluve nëse dështojnë për të nënshkruar me yllin e Redsanve, Coutinho.

Willian duke festuar golin e barazimit në derbi ndaj Liverpoolit (Getty Images)

29-vjeçari ka një kontratë në Chelsea deri në vitin 2020, por ai nuk është gjithmonë një lojtar titullar në skuadrën e Antonio Contes.

Willian përfaqësohet nga Giuliano Bertolucci, i njëjti agjent që kujdeset për Coutinhon dhe gjithashtu e transferoi Paulinhon në Camp Nou nga Kina verën e kaluar, thotë The Sun.

Megjithëse Chelsea nuk ka plane të mëdha për të shitur Willianin në mes të sezonit, nëse ofrohet një ofertë e madhe, ata mund të jenë të gatshëm ta dëgjojnë.

Edhe ylli brazilian gjithashtu mund të largohet pasi ka shumë pakënaqësi rreth minutave të pakët në ndeshje. /Telegrafi/