William Walker: E admiroj Albin Kurtin, sepse i mbron qëndrimet e tij.

E publikuar: 15/01/2017 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë dhe miku i Kosovës, William Walker ka folur për figurën e Albin Kurtit.

Në emisionin “Personale” të televizionit Dukagjini, Walker ka thënë se pavarësisht të gjithave, kundërshtimeve që komuniteti ndërkombëtar ka ndaj Kurtit e Vetëvendosjes, ai admiron njerëzit që mbrojnë qëndrimet e tyre.

“Të gjithë e dimë se sa shumë i mbron qëndrimet e tij Albin Kurti”, thotë Walker.

Ka rrëfyer edhe për një bisedë të tij me ish-ambasadorin amerikan, Christopher Dell lidhur me protestat e saj në vitin 2007, kur ishin vrarë dy aktivistë të VV-së.

“Në kohën kur subjekti i tij ishte lëvizje ndodhën disa gjëra. Kishte të vrarë në protestë dhe Vetëvendosje kërkonte drejtësi. Pyeta në Ambasadën Amerikane nëse kanë kanë folur me Albin Kurtin se si mund të bëhet një hetim i pavarur. Më thanë që nuk flasim me Albin Kurtin. Ishte ambasadori Dell që ma tha se kur të bëhen parti dhe të garojnë për votën atëherë do të flasin me ta”, rrëfen Walker.

Walker konsideron se Albin Kurti nuk ka ndryshuar që prej studimeve. Por, thotë se kjo nuk është gjë e mirë.

“Nuk është mirë, është pak e tepruar sepse je në politikë”, vazhdon ai.

Tregon se nuk është takuar për disa vite me Kurtin. Thotë se nuk është me VV-në dhe nuk pajtohet me disa gjëra të saj.

“Nuk jam takuar qe disa vite me Albinin. Nuk jam me Vetëvendosjen.  Pajtohem me disa gjëra që thonë, por kam edhe shumë mospajtime”, thekson ai. /Periskopi/