Wilder konfirmon se e ka pranuar ofertën e Joshuas, ndërsa tregon se i ka ofruar 50 milionë euro që meçi të zhvillohet në SHBA

E publikuar: 13/06/2018 03:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tashmë është raportuar se dy kampionët e botës në kategorinë e peshave të rënda në boks, Anthony Joshua dhe Deontay Wilder, kanë arritur marrëveshje për meçin e shumëpritur.

Boksieri britanik i posedon rripat IBF, WBO dhe WBA, kurse ai amerikan është kampion në kategorinë WBC.

Deontay Wilder (Foto: Getty Images)

Menaxheri i Wilder, Shelley Finkel, ka thënë se është arritur marrëveshja që meçi të zhvillohet në shtator ose në tetor në Britani të Madhe.

Ai iu është referuar fjalëve të Eddie Hearn, si edhe të konfirmimit nga Wilder. Ky i fundit madje i ka shkruar vet Joshuas duke i thënë se e pranon ofertën, ndërkohë që përmes një postimi të ri ia ka bërë me dije se oferta e tij që meçi të zhvillohet në SHBA, akoma qëndron.

“Lajm i madh për të gjithë tifozët e Anthony Joshuas… Oferta ime prej 50 milionë dollarësh që të përballet me mua në SHBA, është akoma në dispozicion”.

Anthony Joshua (Foto: Getty Images)

“Sot (e martë) madje unë e pranova ofertë e tyre që të ndeshem me Joshuan në Mbretërinë e Bashkuar.

“Nëse e preferon meçin në Mbretërinë e bashkuar, topi është në fushën e tyre. Zgjedhja u takon atyre”, ka shkruar Wilder në një postim në Twitter, të cilin e ka shoqëruar me një video.