Wi-Fi Alliance prezantoi standardin e sigurisë WPA3 për rrjetet wireless

E publikuar: 13/01/2018 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Secili prej jush që ka përdorur një router, me shumë gjasa është i njohur me enkriptimin Wireless Protected Access, WPA.

Ditën e Hëne në panairin teknologjik të CES, Wi-Fi Alliance prezantoi WPA3 i cili do të debutojë zyrtarisht në routerët e rinj të 2018-ës.

Ky standard pritet të sjellë përmirësime të ndjeshme në sigurinë e fjalëkalimeve wireless.

Gjithashtu Aleance Wi-Fi solli përmirësime në standardin WPA2 i cili është në funksion që nga 2004.

Një prej risive të WPA3 është individualizimi i enkriptimit të të dhënave dhe hakerat do ta kenë më të vështirë të përgjojnë komunikimet wireless.

WPA3 gjithashtu aplikon një limit në numrin e fjalëkalimeve që mund të provojë një përdorues për tu qasur në rrjetin wireless.

Kështu standardin mëson kur dikush po tenton të gjejë fjalëkalimin duke provuar disaherë.

Pa këtë mbrotje, hakerët thjeshtë mund të provojnë disa fjalëkalime të zakonshme si “123456.”

Së fundi, WPA3 përmban suitën e sigurisë 192-bit. /PCWorld Albanian