WhatsApp thotë se po lufton lajmet e rreme por përdoruesve u vendos këto kufizime

E publikuar: 21/01/2019 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

WhatsApp nuk do të lejojë një mesazh të dërgohet më shumë se pesë herë. Ndryshimi shihet si përpjekje për të adresuar përhapjen e lajmeve të rreme në platformë.

Biznesi i Facebook aplikoi një politikë të ngjashme gjashtë muaj më parë në Indi.

Lëvizja vjen në një kohë kur platforma është akuzuar për përhapjen e lajmeve të rreme.

Deri më sot përdoruesit mund të ridërgonin një mesazh deri në 20 herë në WhatApp. Duke qenë se një grup mund të përmbajë deri në 256 përdorues, një i vetëm mund tu dërgonte mesazhin 5,120 personave. Ndërsa tashmë nuk është e mundur më shumë se 1,280.

Megjithatë asgjë nuk i ndalon të tjetër që marrin një mesazh dhe ta ridërgojnë pesë herë të tjera në grup të ndryshme.

Kufizimet vinë pas një 2018 plot kritika në drejtim të Facebook. Kompania akuzohet për përhapjen e propagandës. /PCWorld Albanian