WhatsApp sjell shpërndarjen live të vendodhjes në Android dhe iOS

E publikuar: 19/10/2017 04:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpërndarja e vendodhjes suaj aktuale është një mënyrë e mirë për ti mbyllur gojën dikujt që nuk pushon së pyeturi ku jeni.

WhatsApp ditën e sotme ju bashkua rivalëve të Facebook Messenger dhe iMessage duke ofruar një veçori të tillë, atë të dërgimit të vendodhjes në kohë reale.

Ajo do të jetë e disponueshme në Android dhe iOS dhe mund të aksesohet njëlloj sikur të jeni duke dërguar vendodhjen tuaj.

Jo vetëm që përdoruesit kanë mundësi të dërgojnë një pikë në hartë që tregon vendodhjen por të gjurmojnë në kohë reale për një periudhë të caktuar.

15 minuta, një orë dhe 8 orë janë opsionet kohore të gjurmimit dhe gjatë këtij kursi mund të fikni manualisht funksionalitetin.

Snapchat dhe Foursquare kanë versionet e tyre të shpërndarjes së vendodhjes në kohë reale.

Një mënyrë sesi mund të përdoret ky funksion është të mësoni nëse dikush ka mbërritur në shtëpi pa ndonjë problem. Edhe pse ka aplikacione të tilla të dedikuara, një opsion në WhatsApp e bën më të lehtë gjurmimin e dikujt. /PCWorld Albanian