WhatsApp shton një opsion që ju shpëton nga grupet e padëshiruara

E publikuar: 04/04/2019 05:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekzistojnë dy lloje njerëzish në këtë planet. Disa prej të cilëve që marrin një njoftim se janë shtuar në një grup në WhatsApp, gëzohen pa masë.

Të tjerët do të dëshironin të rrinin larg mesazheve të kota. WhatsApp më në fund ka shtuar një opsion i cili duhet të adresojë këtë traumë.

Shërbimi në pronësi të Facebook tha se përdoruesit do të kenë një opsion i cili kontrollon kush i shton ato tek grupet.

Ju mund të zgjidhni mes “Askush”, “Kontaktet e mija” dhe “Të Gjithë.” Opsioni nuk është aq i gjerë sa disa do të dëshironin si për shembull nuk zgjidhni individualisht ke të lejoni tu shtojë në një grup WhatsApp dhe kë jo.

Nëse dikush përpiqet tu shtojë në një grup dhe ju keni aktivizuar opsionin që e ndalon, atij personi do ti kërkohet tu dërgojë një ftesë me lidhje e cila do të jetë aktive për 72 orë.

Nëse zgjidhni opsionin “Askush” dhe dikush përpiqet tu shtojë në një grup, keni kohë deri në 3 ditë për të vendosur.

Mbase më serioz është fakti se opsioni i ri është hap i rëndësishëm në adresimin e shqetësimeve të privatësisë rreth aplikacionit, veçanërisht në ato vende ku kanë krizë politike.

Funksionin e gjeni në Settings > Account > Privacy > Groups. /PCWorld Albanian