WhatsApp, së shpejti mund të shtoni miq duke skanuar një kod QR

E publikuar: 15/11/2018 22:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

WhatsApp ka nisur testimet me një funksion të ri i cili e bën më të lehtë të shtoni dikë në listën e kontakteve duke përdorur kodet QR.


Sipas një raporti të WABetaInfo, testimet po kryhen me aplikacionin WhatsApp në iOS por do të jetë i disponueshëm edhe në Android.

Çdo përdorues do të ketë kodin QR unik dhe mund të shtojnë njërin-tjetrin duke skanuar kodin me kamerën e telefonit.


Më pas informacioni i kontaktit do të plotësohet menjëherë pas skanimit.

Gjithashtu përdoruesit kanë mundësi të revokojnë kodin që të mos përdoret pa kriter.

Në planet e WhatsApp është edhe një ndërfaqe e rifreskuar për shtimin e kontakteve direkt nga aplikacioni.

Snapchat dhe Instagram kanë variacionet e tyre të kodeve QR. Kjo metodë është shumë popullore për përdoruesit e WeChat. /PCWorld Albanian