WhatsApp prezanton veçoritë e reja

E publikuar: 24/07/2015 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
WhatsApp do t’i lejojë përdoruesit që t’i shënjojnë mesazhet si të palexuara, por dërguesit ende do ta dinë nëse i keni lexuar.

WhatsApp ka lansuar një veçori të re në aplikacionin për Andorid, që i lejon përdoruesit t’i shënjojnë mesazhet si të palexuara – njëjtë siç mund ta bëjnë me emaile.

Duke prekur dhe mbajtur me gisht mbi një bisedë, përdoruesit mund të shndërrojnë bisedën e mbetur në ekran në ‘të gjelbër’, për të shërbyer si një kujtim vizual për t’iu përgjigjur më vonë dërguesit, transmeton Lajmi.net.

whatsapp_3384997a

Kjo në thelb nuk e ndryshon statusin e mesazhit. Çdo mesazh që shihet nga marrësi do të paraqitet ende me dy shenjat blu afër mesazhit.

Kjo veçori e re, është pjesë e përditësimeve të reja të WhatsApp këtë javë. Përditësimi tjetër përfshin mundësinë për të ‘heshtur’ një bisedë për tetë orë, një javë, apo një vit, transmeton Lajmi.net.

Mundësia tjetër është që të zgjidhni një tingull të veçantë të mesazheve për persona të caktuar.