WhatsApp më në fund do të fillojë të bëjë para

E publikuar: 05/08/2018 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përpara se të blihej nga Facebook, WhatsApp publikonte një baner në aplikacionin e tij duke u kërkuar përdoruesve të paguanin një tarifë për shërbimin që ofronte pas vitit të parë që ishte falas.

Ne asnjëherë nuk kemi paguar për të e as nuk njohim dikë që e ka bërë. Por pas 9 vitesh ekzistencë, kompania ka në plan të bëjë ca para.

WhatsApp do të ofrojë API-në e saj të biznesit për kompanitë të cilat mund të komunikojnë me konsumatorët përmes platformës.

Ato mund tu dërgojë informacione rreth dërgesave, biletave të udhëtimet e të ofrojnë suport në kohë reale.

Por si do të fitojë WhatsApp? Kompania thotë se bizneset mund tu përgjigjen konsumatorëve pa asnjë pagesë shtesë për 24 orët e para.

Më pas do të kenë një kosto për çdo mesazh që variojnë nga një vend tek tjetri.

Në Shtator të 2017-ës kompania lançoi një shërbim të ri i cili për kohën ishte falas. Bizneset mund të krijonin profilet e tyre dhe të komunikonin em konsomatorët.

Nga janari u bë e qartë se kompania nuk do ta linte shërbimin falas. WhatsApp gjithashtu mund të fitojë duke lejuar bizneset të paguajnë përmes platformës. /PCWorld Albanian