WhatsApp ka refuzuar kërkesën Britanike për ndërtuar një “backdoor”

E publikuar: 21/09/2017 10:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

WhatsApp nuk do të tërhiqet nga angazhimi i platformën ndaj enkriptimit fundor dhe teknologjisë në tërësi.

Sipas një raporti që vjen nga media Britanike Sky News, qeveria e vendit kishte kërkuar nga aplikacioni në pronësi të Facebook të ndërtonte një mënyrë sesi të aksesonte mesazhet e enkriptuara po ishte refuzuar.

Enkriptimi sot është një prej temave më të nxehta sa herë që flitet për terrorizmin dhe ekstremizmin në SHBA, Britani por edhe në mbarë botën.

Aplikacione si WhatsApp përdorin enkriptimin fundor, që do thotë se mesazhet e dërguara nuk mund të zbulohen dhe lexohen nga askush përveç destinacionit të kërkuar dhe këtu përfshihen kompania poe dhe autoritetet.

Për disa agjenci të zbatimit të ligjit ky është një problem sepse frikësohen se prova vitale për ekspozimin e terroristëve dhe kriminelëve do të varrosen përgjithnjë me enkriptimin fundor në çfarëdo komunkimi online.

Avokatët e sigurisë dhe teknologjistët thonë se kjo alternativë – ndërtimi i backdoor-ëve – është më e rrezikshme sepse ekspozon të gjithë duke i lënë të hapur ndaj hakerave dhe kërcënimeve të tjera.

Nuk mund të ketë një backdoor i cili prek vetëm terroristët dhe ekstremistët. WhatsApp është i ri në botën e enkriptimit.

Teknologjia u vu në jetë vetëm në 2016-ën dhe lidershipi i kompanisë publikisht ka refuzuar backdoor-ët në shërbimin e saj. /PCWorld Albanian