Western Digital dhe Toshiba pranë akordit 17.3 miliard dollarësh

E publikuar: 22/09/2017 06:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sagës së shitje të biznesit të çipeve të Toshiba duket se i ka ardhur fundi pas raportimit të agjencisë së lajmeve Reuters se shefi ekzekutiv i Western Digital ishte për një vizitë në Tokio ku do të finalizojë marrëveshjen.

Prej muajsh gjigandi Japonez Toshiba është në bisedime për shitjen e biznesit të çipeve të memorjes për të rikuperuar humbjet kolase nga biznesi nuklear në SHBA.

Një grup i përbërë nga Western Digital, KKR&Co dhe disa investitorë Japonezë kanë ofruar 17.3 miliard dollar raportoi agjencia.

Pritet që marrëveshje të jetë finalizuar më 31 Gusht kur do të mbahet takimi i parë i bordit. Disa drejtues të kompanisë kishin refuzuar vazhdimisht ofertat nga Western Digital.

Toshiba dhe Western Digital janë prodhuesi i dytë dhe i tretë më i madh në botë i çipeve NAND. /PCWorld Albanian