West Hami ndal me barazim Chelsean e Sarrit para derbit kundër Liverpoolit

E publikuar: 23/09/2018 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derbi i Londrës mes West Hamit dhe Chelseat ka prodhuar një rezultat pak të pritur.

Çekanët arritën të ndalin Blutë me një barazim pa gola dhe t’ia marrin pikët e para sezonale skuadrës së Maurizio Sarrit.

Rast të mirë për vendasit kishte Michail Antonio në minutën e 31-të, por Kepa Arrizabalaga bëri një pritje të mirë.

Në pjesën e dytë Alvaro Morata kishte dy shanse të mira, por spanjolli nuk arriti të tundë rrjetën e portës kundërshtare.

Në minutën e 77-të për West Hamin provoi Andriy Yamolenko, ashtu si për Chelsean, Ross Barkley në minutat shtesë.

Pas këtij barazimi Chelsea renditet në vendin e tretë me 16 pikë, katër më pak se Liverpooli në vendin e parë. West Hami vazhdon në pozitën e 17-të me katër pikë.

Ndeshja e ardhshme e Chelseat është kundër Liverpoolit, ndërsa West Hami ndaj Manchester Unitedit. /Telegrafi/