West Ham 0-0 Man UTD: Sanchez më i miri te United, Adrian tek vendasit

E publikuar: 11/05/2018 01:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim nga udhëtimi në Londër përballë West Ham.

Dy skuadrat luajtën një futboll sulmues por që nuk arritën të shënonin asnjëra gol duke përfunduar ndeshja 0-0.

Tek vendasit nota më e lartë shkoi për portierin Adrian që pati disa pritje fantastike në këtë përballje.

Paraqitje të mirë te vendasit kishin edhe dy mesfushorët Mark Noble dhe Kouyate.

Ndërkohë më i miri te mysafirët ishte sulmuesi kilian Alexis Sanchez që u vlerësua me notën 8.

Me lojë të mirë u dallua edhe Paul Pogba 7,4, Antonio Valencia, Jesse Lingard si dhe Luke Shaw. /Telegrafi/