Werderi shpreson që lëndimi i Rashicës të mos jetë serioz

E publikuar: 10/02/2019 18:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi gjerman, Werder Bremeni po shpreson që lëndimi i yllit të Kosovës, Milot Rashica, të mos jetë serioz.

Rashica ka shkëlqyer sot (e diel) në fitoren e thellë të Werderit me rezultat 4-0 ndaj Augsburgut.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka arritur të shënojë dy gola në këtë triumf duke vazhduar formën e mirë.

Goli i parë i Rashicës erdhi në minutën e pestë, ku shënoi për 1-0 pas një veprimi të mirë individual në zonë.

Për 3-0 sulmuesi anësor vushtrrias shënoi në minutën e 28-të, ku edhe kësaj radhe shënoi një supergol pas asistimit të Devy Klassen.

Megjithatë, Rashica ishte i pafat pasi u detyrua ta lë fushën në minutën e 33-të pas një lëndimi dhe u zëvendësua nga Florian Kohfeldt.

Klubi i tij, Werderi shpreson që ky lëndim i yllit të Kosovës të mos jetë serioz.

“Shpresojmë që të mos jetë serioz”, thuhet në postimin e klubit gjerman në Twitter.

Ndryshe, Rashica po përjeton një vit superior pasi deri më tani në 2019 ka shënuar katër gola, ndërsa në gjithë sezonin ka pesë gola. /Telegrafi/