Werder do ta këtë shumë të vështirë kundër Bayernit sonte, starton Rashica

E publikuar: 16/06/2020 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Werder Bremen do të këtë sonte një sfidë të vështirë ku do ta pret në Wohninvest-Weser-Stadion skuadrën kampione në fuqi në Bundesligë, Bayern Munich

Werder Bremen do të përballet sot me Bayern Munichun në Wohninvest-Weser-Stadion.

Kjo ndeshje e vështirë e Werderit vjen pas fitores se thellë të skuadrës se Rashicës prej 1-5 të Werderit kundër Paderborn 07.

Në rast të një rezultati pozitiv sot kundër Bayern do të ngrite skuadrën e Rashicës në vendin 16 me pikë të barabarta me Mainz 05 të cilët luajnë nesër kundër Borussia Dortmundit.

Në anën tjetër, Bayern synon të kthehet në Munich me pikë të plota dhe kwshtu ta fiton titullin të tetë me radhë të Bundesligës dhe të 30-in në total.

Për bavarezët sot ka startuar me Lewandowski, Coman, Gnabry dhe Muller në  sulm. /GazetaExpress/