Werder Bremen e konfirmon që Rashica do të largohet, Napoli dhe Milan në kërkim të tij

E publikuar: 11/07/2020 09:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollisti kosovar, Milot Rashica siç duket ka vendosur për tu larguar nga skuadra e Werder Bremenit.

Largimin e tij e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i klubit, transmeton Gazeta Sinjali.

“Sigurisht që ka interesim të madh për Rashicën dhe ne jemi në negociata me një klub tjetër për të”, tha Baumann.

“Ne duhet të fillojmë të jetojmë me faktin se ai nuk do të jetë këtu sezonin e ardhshëm, por ne nuk do ta shesim atë për më pak se sa ia vlen”, tha ai.

Rashica po vlerësohet si një futbollist me të ardhme mjaftë të mirë dhe në kërkim të tij janë disa skuadra e ndër to edhe Milan dhe Napoli.