Wenger: Vendi i katër ende i mundur

E publikuar: 18/04/2017 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wengerit, ka folur pas fitores ndaj Middlesbrough me rezultat 1-2.Francezi për mikrofonat e BBC ka thënë se vendi i katër ende është i mundur.

“Jemi përgjigjur mirë. Nuk kemi qenë perfekt, por kemi treguar përkushtim dhe kujdes”.

“Pas golit të tyre kemi reaguar dhe fituar. Ishte një test i mirë, Middlesbrough ka dhënë gjithçka”.

“Vendi i katër? Matematikisht ende është i mundur, e dinim që sonte (e hënë) kishim nevojë për fitore”.

“Tani kemi një pauzë në FA Cup (gjysmëfinalja ndaj Man Cityt) dhe pastaj rikthehmi në kampionati”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/