Wenger tregon pse refuzoi Realin

E publikuar: 18/02/2019 02:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditë më parë Arsene Wenger zbuloi se kishte refuzuar disa herë Real Madridin gjatë karrierës së tij.

Francezi i kthehet edhe një herë kësaj historie duke treguar pse kishte refuzuar Los Blancos.

69-vjeçari aktualisht është i papunë, por mundësitë që të merr drejtimin e një skuadre gjatë vitit 2019 juanë të mëdha.

Arsene Wenger (Foto: Matthew Lewis/Getty Images for Laureus/Guliver)

“Për mua, puna e trajnerit duhet të ketë ndikim në tre nivele”, ka thënë Wenger në Monaco gjatë ceremonisë së Laureus World Sports Awards.

“Së pari, në karrierën e lojtarëve me të cilët punoni. Së dyti, stilin e lojës së skuadrës dhe së treti në strukturën e klubit me të cilin punon”.

“Për mua, ky aspekt ka shumë rëndësi dhe ndjeva se nuk ishte koha të largohesha (nga Arsenali), sepse ende ishim duke e zhvilluar strukturën”.

Ndërsa i pyetur për mundësinë që të jetë trajner i Realit në të ardhmen, Wenger tha: “Nuk mund të përgjigjem, sepse nuk dihet se çfarë sjellë e ardhmja”.

“Puna ime është të nxjerri më të mirën nga lojtarët dhe shpresoj ta bëjë këtë edhe në të ardhmen. Por, së pari duhet të nxjerri më të mirën nga vetja dhe tani por shikojë mundësinë më të mirë për t’u zhvilluar”. /Telegrafi/