Wenger kërkon Niang te Arsenali

E publikuar: 21/10/2016 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsene Wenger mendon seriozisht për Mbaye Niang. Trajneri francez është një admirues i sulmuesit të Milanit dhe e ka ndjekur që kur luante në radhët e Caen por tashmë ka rikthyer interesimin për 21-vjeçarin që po imresionon këtë vit. Edhe në verë u përfol për një largim të sulmuesit francez drejt Premier League pasi e kërkonte Leicester City ndërsa tani do të jetë më e vështirë sepse te Milani besojnë shumë në aftësitë e Niang. Vetëm për një ofertë të parezistueshme mbi 30 mln Euro gjërat mund të konkretizohen ndërsa fjalën e fundit do ta kenë pronarët e rinj kinezë të Milanit.