Wenger: Dua të bëhem trajner i kombëtares

E publikuar: 15/11/2017 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri Arsene Wenger, nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një të ardhme të marrë drejtimin e një skuadre kombëtare.

Ai aktualisht është trajner i Arsenalit, por në kohën e fundit është përballur me shumë kundërshtime nga tifozët.

“Ndoshta në të ardhmen mund të ulem në stolin e ndonjë përfaqësueseje, por në këtë moment preferoj punën e përditshme në klub, sepse është një test i vërtetë”.

“Sigurisht nuk do ta kem më forcën për të bërë këtë, kështu që drejtimi i një kombëtareje mund të jetë një zgjedhje e vlefshme për të vijuar karrierën”.

“Jeta ime është e lidhur me futbollin dhe në një mënyrë apo tjetrën, ajo do të jetë e lidhur edhe me gjendjen time fizike”, ka thënë Wenger.

Anglia shihet si kombëtarja që e ka më afër trajnerin, pasi të shumtën e karrierës e ka zhvilluar në Angli. /Telegrafi/