Wayne Rooney nuk ka të drejtë të vozisë për dy vite – Veturat nga BMW i8 e Audi Q7 deri te Range Rover që do t’i mbesin në garazh (Foto)

E publikuar: 19/09/2017 05:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Wayne Rooneyt i është hequr patentë shoferi për dy vite, ndërsa me dënimin duhet të kryej është 100 orë punë për komunitetin, pasi ai ishte zënë duke vozitur në gjendje të dehur.   

Sulmuesi i Evertonit, 31vjeç, ishte arrestuar pasi që ishte zënë i dehur me një sasi të lartë të alkoolit tri herë më shumë se sa lejohet.

Lojtari ka kërkuar falje pasi ka dal nga gjykata, ndërsa edhe klubi e ka dënuar me 300 mijë funte dënim.

Lojtari ka katër super vetura që nuk do të mund t’i vozisë për dy vite dhe do të jetë i detyruar ndoshta edhe t’i shes disa nga to.

Rooney ka vetura nga 50 mijë funte deri në 250 mijë funte. /Telegrafi/

BMW i8

Çmimi: £100,000+

Audi Q7

Çmimi: £50,000+

Range Rover Overfinch

Çmimi: £200,000+

Bentley GT

Çmimi: £250,000+